Një raketë e krijuar nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapsirës, është nisur në një udhëtim të nxehtë e të gjatë drejt diellit.
Misioni i kësaj anijeje kozmike është që të hulumtojë polet e diellit me qëllim që të zbulohet sesi ndikon në tokë energjia rrezatuese e tij.
Anija është nisur nga Florida ndërsa udhëtimi deri te dielli do të zgjasë dhjetë vjet.
Kjo anije do të lirojë panelet diellore dhe antenat, para se të vazhdojë drejt diellit, transmeton KTV.
Anija do të ndihmohet në lëvizje nga forcat gravitacionale të Tokës dhe Venerës.
Udhëtimi do të përfundojë kur anija të arrijë distancën prej 26 milionë miljeve në afërsi të diellit, ose 72 për qind të distancës mes tij dhe Tokës.
Misioni kryesor i anijes “Solar Orbiter”, është që të hulumtojë polet e diellit për të kuptuar origjinën e erërave diellore, të cilat janë të përqendruara në dy polet e diellit.
Shpërthimi i këtyre erërave shkakton probleme te satelitët dhe elektronika në Tokë.
Një mision tjetër është që të gjendet një mënyrë që astronautët të mbrohen nga rrezatimi në hapësirë, që mund të dëmtojë ADN-në e tyre.