Rrjeti i njohur social, Instagram, ka lëshuar veçorinë e re të postimit të fotografive nga uebfaqja në versionin desktop. Kjo konsiderohet arritje e madhe, pasi deri tash rrjeti social mundësonte postimin vetëm përmes pajisjeve mobile.
Kompania ka konfirmuar opsionin duke thënë se po e teston në gjithë botën. Megjithatë, duke nisur nga kjo javë, disa përdorues kanë nisur të shpërndajnë fotografi duke treguar se në versionin e kompjuterit tashmë është shtuar butoni nga i cili mund të bëhen postime të fotografive.

Lëvizja e Instagramit e bën tash dizajnin e këtij rrjeti social edhe më të ngjashëm me Facebookun.
Artikuj të ngjashëm
-
Një prej opsioneve më të kërkuara mund të vijë së shpejti në Instagram
-
Instagrami më në fund po e bën gati opsionin e pritur qe një kohë të gjatë
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Instagrami përgatit ndryshimin e madh
-
TikToku njofton për aplikacionin e ri, synon ta konkurrojë Instagramin