Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Një prej opsioneve më të kërkuara mund të vijë së shpejti në Instagram

Instagram së shpejti do të adresojë një prej ankesave më të mëdha nga përdoruesit, të paktën sipas një informacioni të publikuar ditën e sotme në rrjetin social Twitter.

Zhvilluesi dhe informatori i teknologjisë, Alessandro Paluzzi, në Twitter postoi disa imazhe të cilat tregojnë se Instagrami do të lejojë përdoruesit të postojnë nga kompjuteri desktop dhe uebsajti i Instagram.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërtuar si një aplikacion për smartfonët, Instagram i ka rezistuar ndër vite thirrjeve për të lansuar aplikacione që bëjnë të mundur postimin nga një kompjuter.

Paluzzi i nxori provat nga kodi i aplikacionit Instagram dhe janë sinjal se rrjeti social më në fund do të ndryshojë qëndrim.

Aktualisht përdoruesit mund të postojnë vetëm nga aplikacioni për iOS dhe Android.

Nuk ka një informacion në lidhje se kur do të fillojë një gjë e tillë e madje as garanci se ky testim një ditë do të formalizohet.