Pasi që u bë me funksionet, si turbullimi i prapavisë dhe klientëve për biseda të bazuara në ueb, Skype do ta ketë edhe mundësinë e ndarjes së ekranit me kontaktet - kjo e përfshin edhe mbështetjen si për desktop ashtu edhe për pajisjet Android dhe iOS, raporton KitGuru.
Microsofti thekson se funksioni do t’ua mundësojë përdoruesve të bashkëpunojnë në prezantimet e PowerPoint me kolegët, të shkojnë në shoping me miqtë online etj. Screenshotet, të ndara nga Microsofti, tregojnë se të gjitha që shfaqen në ekranin e përdoruesit, duke përfshirë njoftimet ekzistuese dhe të ardhshme, do të ndahen me të tjerët nëpërmjet funksionit screen sharing.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFunksioni i përshkruar do të jetë në dispozicion si në versionin e përdoruesit ashtu edhe për versionin e biznesit të Skype. Aktualisht, funksioni është i kufizuar vetëm në Skype Insider (beta tester) Program, shkruan KOHA Ditore.
Kohët e fundit, një tjetër opsion me Skype Preview është azhurnuar në version stabil, ndërsa bëhet fjalë për mundësinë që deri në 50 pjesëmarrës njëkohësisht të marrin pjesë në video biseda.