Ka kaluar mjaft kohë prejse Microsofti për herë të fundit tregoi se çfarë ka të reja në azhurnimet për Skype. Aplikacioni bëhet me azhurnime rregullisht, ndërsa Insiderët tani janë në versionin 8.46, edhe pse informatat e fundit zyrtare i kemi pasur në prill me versionin 8.43, përcjell Neowin.
Kjo ka ndryshuar tani, ndërsa ekipi i Skype tani ka ndarë informatat nga versioni 8.46.76.59 Skype for Web. Aplikacioni tani përkrah ndarjen e ekranit, madje edhe nëse e shfrytëzoni atë në Google Chrome. Pasi që browseri Microsoft Edge tani bazohet në Chromium, ka mundësi që ky funksion punon edhe në të, edhe pse nuk është specifikuar, shkruan KOHA Ditore.
Ndarja e ekranit ishte për një kohë të gjatë karakteristikë e Skype dhe Microsofti tani e sjell në gjithnjë e më shumë platforma. Me ardhjen në web, aplikacioni Skype tani është në dispozicion në të gjitha platformat ku është i pranishëm edhe Skype v8.