Microsofti është ende duke punuar për ta ngritur përvojën e re të Skype, ose Skype v8, në të njëjtin nivel me funksionalitetin që e kishin versionet e mëparshme të aplikacionit. Azhurnimi më i ri për Insider në desktop e rikthen mundësinë e shikimit të bisedave in-call dhe listën e kontakteve/bisedave në të njëjtën kohë, përcjell Neowin.
Praktikisht, kur përdoruesi është në bisedë, chat paneli për atë bisedë lëviz në anën e djathtë të ekranit, gjë që anën e majtë e lë të lirë për shfaqjen e listës së bisedave. Përveç kësaj, chat panelit në telefonatë tani mund t’i ndryshohet madhësia sipas preferencave dhe nevojave të përdoruesit, transmeton KOHA Ditore.
Skype classic tashmë ua mundëson përdoruesve ta shohin listën e bisedave/kontakteve dhe bisedat njëkohësisht gjatë thirrjes, ndërkohë që këto dy opsione janë të ndara vertikalisht.
Microsoft po bën ndryshime gjithnjë e më të shpeshta në aplikacionin Skype, dhe kjo e përfshin edhe implementimin e emoticoneve të konfigurueshme dhe zgjidhjeve të tjera.
-
Skype tani ju mundëson ndarjen e ekranit Android në video-biseda në telefon
-
Skype vjen me dizajn dhe funksione të reja
-
Skype njofton përditësimin e ri, komentuesit s’besojnë që ende ekziston platforma
-
A po i jepet fund Skypes nga Microsofti dhe Windows 11?
-
Skype lehtëson thirrjet, funksionon pa e instaluar aplikacionin