Microsoft prezantoi ditën e enjte zyrtarisht Windows 11, sistemin më të ri operativ i cili do të zëvendësojë versionin aktual i cili ka qenë prezent prej disa vitesh.
Në mesin e funksionaliteteve të reja, janë dy ndryshime të vogla të cilat nuk mund të mos vihen re.
Së pari Microsoft Teams, aplikacioni i video komunikimit që shpërtheu gjatë pandemisë, do të integrohet në Windows 11.
Së dyti, Skype për herë të parë prej disa vitesh nuk do të jetë pjesë e sistemit operativ. Këto ndryshime sugjerojnë se Microsoft ka një tjetër të preferuar dhe të gjithë po mendojë se fundi i një prej aplikacioneve lider të komunikimit ka nisur.
Microsoft bleu Skype 10 vite më parë për 8.5 miliardë dollarë. Atë kohë ishte blerja më e madhe e gjigantit të teknologjisë e madje kishte dyshime nëse kishte paguar më tepër sesa duhej.
Por Microsoft po blinte një aplikacion i shkarkuar mëse një miliard herë dhe kishte qindra miliona përdorues. “Së bashku do të krijojmë një epokë të re komunikimit”, kishte thënë shefi ekzekutiv i Microsoft atë kohë, Steve Ballmer.
Në fillim u duk se po funksiononte dhe aplikacioni vinte i integruar me çdo kompjuter të ri ndërsa numrat e përdorimit ishin të larta.
Drejt mesit të dekadës forumet e internetit ishin plot postime që pyesnin “pse Skype ishte aq i padobishëm?” duke u ankuar vazhdimisht për përditësimet. Performanca e dobët dhe zgjedhjet e gabuara të dizajnin shtuan presionin.
Në të njëjtën kohë aplikacionet rivale të komunikimit si WhatsApp apo Facebook Messenger po lulëzonin në popullaritet e madje lansuan edhe komunikimin me video, një prej pikave më të forta të Skype.
Versioni i parë i Skype debutoi në 2003 dhe pavarësisht përditësimeve kishte filluar të shfaqte të metat e tij. Ndërsa Microsoft po ‘’gatuante’’ aplikacionin e komunikimit për bizneset siç ishte Teams, kështu duke planifikuar t’i jepet fund një nga risive më të mëdha në botën teknologjike, siç ishte Skype dikur.