Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE), së shpejti do të jenë në gjendje t'i përdorin telefonat në mënyrë të plotë.
Siç raportoi BBC-ja të shtunën, Komisioni Evropian vendosi që linjat ajrore të ofrojnë teknologji 5G në aeroplanë, krahas shërbimeve më të ngadalta celulare.
Sipas këtij vendimi, pasagjerët nuk do të kenë më nevojë ta vendosin telefonin në “airplane mode”, ndonëse ende specifikat nuk janë bërë të ditura.
Afati i fundit për vendet anëtare të BE-së që ta vënë në shërbim internetin 5G në avionë është 30 qershori i 2023.
Thierry Breton, komisioner i BE-së për Tregun e Brendshëm, u shpreh se plani synon të mundësojë shërbime inovative, duke iu ndihmuar kompanive evropiane të rriten.
“Qielli nuk është më një kufi kur bëhet fjalë për mundësitë e ofruara nga lidhja e shpejtë dhe me kapacitet të lartë”, u shpreh ai.
-
Ryanair paralajmëron kaos në aeroportet evropiane këtë verë
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Pesë shtete kërkojnë “kufizime transitore” për vendet e reja anëtare të BE-së
-
BE: S’ka rrezik për mungesë të karburantit të avionëve, pavarësisht rritjes së çmimeve
-
Kosova së shpejti mund të nisë negociatat me BE-në për heqjen e roamingut