Konsumatorët evropianë nuk janë shqetësuar më tarifat roaming që prej 2017-s kur vendet e Bashkimit Evropian vendosën të heqin tarifat për thirrjet, mesazhet dhe internetin, shkruan Bloomberg.
Rregullorja e heqjes së tarifave roaming duhej të skadonte më 1 korrik, por BE-ja ka vendosur ta shtyjë edhe për një dekadë. Konsumatorët evropianë do të shmangin tarifat ekstra kur udhëtojnë në një prej 27 vendeve të bllokut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRregulla të reja janë miratuar të cilat do të sigurojnë se cilësia e shërbimit do të jetë e njëjtë si në vendet e tyre si në një prej vendeve të BE-së për qytetarët evropianë.
Gjithashtu është parashikuar rritja e transparencës ku ju kërkohet operatorëve të informojnë qytetarët për kostot shtesë që mund të hasin në roaming.
Rregullorja nuk aplikohet për Britaninë e Madhe e cila u largua nga BE-ja.