Pas fjalimit të presidentit Vladimir Putin të mërkurën në mëngjes dhe shpalljes për mobilizim të pjesshëm ushtarak, rusët iu drejtuan Googleit për të kërkuar rrugëdalje se si mund të shpëtojnë nga vendi.
Nga frika e mobilizimit ushtarak, rusët kanë filluar të kërkojnë në Google se si mund të largohen nga vendi.
Sipas Google Trends, kërkimi për të ikur nga vendi është bërë shumë i popullarizuar në Rusi pasi Kremlini dhe përfaqësuesit e tij njoftuan planet për të aneksuar territoret e pushtuara në Ukrainë.
Pas fjalimit të Putinit u shënua një rritje e madhe e shitjes së biletave të aeroplanëve për udhëtime ndërkufitare nga Rusia, gjë që nxiti spekulimet se burrat rusë po ikin masivisht nga vendi.
-
Vazhdon ikja masive e rusëve që s’duan të luftojnë [VIDEO]
-
Kërkimi “Si të ikësh nga Rusia”, shpërthen në internet
-
Rusët duan t’i ikin luftës: “Si ta thyesh krahun në shtëpi” trend në internet
-
Pas thirrjes së Putinit për mobilizim ushtarak, rusët po ikin nga vendi
-
Rriten kërkimet në Google “si të largohemi nga Rusia”