Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rusët duan t’i ikin luftës: “Si ta thyesh krahun në shtëpi” trend në internet

Rusët me çdo kusht po mundohen t’i ikin luftës në Ukrainë, pas njoftimit të së mërkurës kur presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak, shkruan NY Post.

300 mijë rusë të aftë për luftë pritet të dërgohen në Ukrainë, në fazën e re të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç që po blejnë bileta njëdrejtimëshe për të ikur nga vendi, rusët e aftë për luftë po shpikin metoda të reja për të mos qenë pjesë e mobilizimit.

Në Rusi është bërë trend i kërkimit në internet fjalia “si ta thyesh krahun në shtëpi”.

Sipas të dhënave të Google, që kur Putini përfundoi fjalimin e djeshëm, kërkimi për “si ta thyesh krahun në shtëpi” ka pasur rritje të vazhdueshme pas çdo ore.