Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rriten kërkimet në Google “si të largohemi nga Rusia”

Fraza “Si të largohemi nga Rusia” e shkruar nga banorët rusë në Google ka arritur kulmin në 10 vjetët e fundit.

Siç raporton CNN të mërkurën, kërkimet u rritën sidomos pas 24 shkurtit të këtij viti, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Nga kryeqyteti Moska, pastaj Novosibirsku, Shën Peterburgu e Murmansku, rusët po kërkojnë rrugëdalje nga vendlindja ku e ardhmja nuk po iu duket e ndritshme. Në fakt, sipas mediumit amerikan, e ardhmja ruse është e zymtë, e copëtuar brenda një izolimi dhe një censure.

Analizat e kërkimeve në internet thonë se shifrat për emigracion dhe kërkesat për fluturime jashtë vendit, përfshirë qytetarë të thjeshtë, ekspertë e aktivistë, janë rritur, pasi “nuk mund të jetojnë më nën Rusinë e Vladimir Putinit”.

Interesimi i rusëve për fjalën “emigrim” në Google u katërfishua mes shkurtit e marsit (2022), derisa kërkimet “viza për udhëtim” janë dyfishuar. E fraza “azil politik” përjetoi gjithashtu rritje në Google.

Edhe Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit? Botë 1 muaj më parë Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?

Të dhënat zyrtare nuk e shfaqin numrin e saktë se sa rusë janë larguar nga Rusia, e as sa kanë bërë kërkesë për t’u larguar.

“Më 24 shkurt, gjithçka ndryshoi. Jetët tona u ndanë”, deklaroi një 26-vjeçare që jeton në Rusi, e që nuk dëshiroi ta publikonte identitetin e saj, por që u fsheh nën nofkën “Veronica”.

Ajo rrëfeu se një pjesë e miqve të saj u larguan nga Rusia pak para se të niste pushtimi i Ukrainës, derisa ajo mbeti “e izoluar” nën pushtimin e Putinit.

Miqtë e saj, siç tha ajo, duke i thyer marrëveshjet e qirave, e së bashku me kafshët, u nisën drejt Jerevanit, Tbilisit dhe Stambollit, derisa 26-vjeçarja, në vend se të largohej, u ngrit në protesta kundër asaj që shteti i saj synonte t’i bënte Ukrainës – ta pushtonte.

Edhe Qasja në internet në Rusi është e vështirë dhe e rrezikshme Botë 10 muaj më parë Qasja në internet në Rusi është e vështirë dhe e rrezikshme

Megjithatë, kjo nuk i zgjati shumë. Rusia arrestoi me qindra banorë që u ngritën kundër luftës.

“Policia filloi t’i merrte aktivistët nga banesat e tyre. Policia erdhi në shtëpinë e prindërve në Siberi për t’i kërcënuar. Legjislacioni i ri rus u miratua në fillim të marsit, ku njerëzit mund të dënohen deri në 15 vjet burgim nëse ndajnë informacione ‘të rreme’ rreth luftimeve në Ukrainë”, tha Veronica.