Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shqiptarja bëhet figura kryesore në botën e inteligjencës artificiale

Mira Murati

Mira Murati është bërë shefe e përkohshme ekzekutive e kompanisë që bëri revolucion me inteligjencën artificiale, OpenAI.

Të premten në mbrëmje, kompania ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra e shefit Sam Altmanin dhe në vend të tij e ka emëruar përkohësisht Muratin.

Kompania ka thënë se Altmani “nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin”.

Mira u emërua fillimisht zëvendësdrejtore në OpenAI, ndërsa para dy vjetësh mori titullin CTO ose zyrtare kryesore e teknologjisë. Nga ky pozicion, Mira Murati mbikëqyri lansimin më të rëndësishëm të kompanisë: ChatGPT.

ChatGPT, që u lansua më 29 nëntor të 2022-s, ndryshoi botën përgjithmonë. Që nga fillimi, Mira ka udhëhequr edhe nisma të tjera brenda kompanisë: GPT-4, Plugins dhe Kod Interpreter.

Edhe Mira Murati me kompani të re, merr zyrtarë të lartë nga “OpenAI” Tech Mira Murati me kompani të re, merr zyrtarë të lartë nga “OpenAI”

KUSH ËSHTË MIRA MURATI?