Pas lansimit të disa telefonave të rinj në panairin MWC 2018, përfshirë Nokia 6 (2018) dhe Nokia 8 Sirocco, HMD Global po përgatit lansimin edhe të një modeli të ri, i cili do të ketë emrin Nokia X.
Pritet që telefoni i ri të prezantohet më 27 prill në Kinë.
Nokia X do të ketë 4 GB ose 6 GB RAM, procesor Qualcomm Snapdragon ose MediaTek dhe do të jetë i dedikuar për segmentin e mesëm të tregut.
Tash për tash nuk dihet nëse Nokia X do të jetë i dedikuar për tregun global, apo do të prezantohet vetëm në Azi.
Nokia X nuk do të ketë lidhje me modelet e vjetra dhe mbetët të shihet se çfarë çmimi do të ketë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm