Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohet data e lansimit të Nokia X

Kompania HMD Global është duke u përgatitur të prezantojë njërin nga telefonat e saj më kontrovers deri më tani. Ky telefon së fundmi është shfaqur në Kinë, ndërsa ende nuk është bërë prezantimi i tij zyrtarisht dhe pritet që kjo të ndodhë ka mesi i muajit të ardhshëm.

Nokia do të mbajë një ngjarje 5 ditore në Pekin, Kinë, ku do të shfaqë të gjitha smartfonët e saj të rinj dhe veçoritë e tyre, transmeton Koha.net. Përveç pajisjeve të cilat janë zbuluar më parë, HMD Global do të prezantojë edhe telefonin e ri Nokia X (sugjerohet se ky telefon mund të quhet Nokia X6).

Shumë billborde, të vendosura rreth vendit ku do të mbahet ngjarja, reklamojnë modelin Nokia X. Për momentin nuk ka informacione zyrtare rreth specifikave të telefonit të ri X. Megjithatë, pavarësisht se ftesa vjen në formë telefoni, thuhet se Nokia X do të ndjekë trendin e këtij viti kur do të prezantohet muajin e ardhshëm, saktësisht më 16 maj.