Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohet se Nokia X5 (5.1 Plus) së shpejti lansohet globalisht

Kompania finlandeze, HMD Global disi ka konfirmuar se Nokia X5 nuk do të jetë më gjatë ekskluziv në Kinë. Së fundmi, ky smartfon është zbuluar zyrtarisht dhe raportohet se mund të lansohet globalisht si Nokia 5.1 Plus.

Gjithashtu, së fundmi Juho Sarvikas, kreu i HMD Global, i ka kthyer përgjigje një fansi të Nokia duke thënë se kompania ka vendosur që X5 ta sjell edhe në tregjet tjera, transmeton Koha.net. Por, ai nuk ka zbuluar më shumë detaje se kur mund të lansohet ky smartfon globalisht ose cilat tregjet do ta kenë fillimisht.

Nokia X5 është smartfoni i dytë që HMD Global e lanson me ekran me prerje (notch), pas Nokias X6. Po ashtu, X5 ka procesor MediaTek Helio P60 si dhe 3 ose 4 GB RAM memorie.

X5, po ashtu, ka edhe kamerën kryesore të dyfishtë prej 13 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, baterinë prej 3,060 mAh si dhe punon me sistemin operativ Android 8.1 Oreo, por mund të ndodhë të përditësohet në Android P më vonë këtë vit.