Së fundmi, Nokia ka shpërndarë ftesa për lansimin e një pajisjeje në Tajvan më 2 prill. Kjo është për Nokia X71, i cili mund të lansohet si Nokia 8.1 Plus për tregjet globale.
Tani, një pajisje shumë e ngjashme me Nokia X71 është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench, ku janë zbuluar disa nga specifikat kyçe.
{gallery}
Geekbench tregon se “HMD Global Nokia X71” do të punojë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 660 i cili është në kombinim me 6 GB RAM memorie, shkruan gsmarena.
Raportohet se versioni me 6 GB mund të mos shitet jashtë tregjeve aziatike, transmeton Koha.net. Po ashtu, në uebfaqe shkruan se Nokia X71 do të punojë edhe me sistemin operativ Android 9, sikur shumica e smartfonëve të Nokias.
Gjithashtu, Nokia X71, sipas Geekbench, pritet të vijë me tre kamera në pjesën e pasme ku kamera kryesore do të jetë prej 48 megapikselë, si dhe me ekran 6.22-inç.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë