HMD Global, kompania që prodhon smartfonët Nokia, ka filluar të paralajmërojë produktin e saj të ardhshëm të cilin do ta zbulojë zyrtarisht më 5 dhjetor.
Ky njoftim është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter, në të cilin nuk zbulon shumë përveç datës së lansimit të smartfonit të ri, shkruan GSM Arena, transmeton Koha.net. Ajo ka postuar një video të shkurtër në të cilin në fund shkruan “së shpejti”.
The newest addition to our family will be launched on 5 December 2019. ?Stay tuned to find out more! #NokiamobileLive pic.twitter.com/iYqPxyOTKP
— Nokia Mobile (@NokiaMobile) November 22, 2019
Kujtojmë se në të njëjtën datë, vitin e kaluar është lansuar Nokia 8.1 dhe me këtë rast mendohet se smartfoni i ri që do të lansohet në fillim të muajit të ardhshëm mund të jetë Nokia 8.2.
Gjithashtu, ky smartfoni i ri mendohet se mund të jetë edhe Nokia 5.2 ose madje Nokia 2.3.