Kanë rrjedhur fotot e telefonit më të ri të Nokias, X në rrjetin social kinez Baidu.
GSMArena raporton se ekrani i telefonit të ri të Nokias është 19:9, transmeton Koha.net. Nokia X do të ketë 4 GB ose 6 GB RAM, procesor Qualcomm Snapdragon ose MediaTek dhe do të jetë i dedikuar për segmentin e mesëm të tregut.
Sipas këtyre raporteve thuhet se ai pritet që të lansohet zyrtarisht më 16 maj, përderisa raporte të tjera thonë se ai do të lansohet sot.
Specifikat e plota të telefonit nuk janë bërë të ditura.
{gallery}