Telefoni Nokia X pritet zyrtarisht më 16 maj, edhe pse pajisja në fillim të këtij muaji ishte prezantuar në Pekin, ku HMD Global ua mundësoi të gjithëve ta shohin.
Fatkeqësisht, kjo ngjarje nuk ishte e hapur për publikun, kështu që detajet mbi specifikat e pajisjes nuk ishin të disponueshme. Megjithatë, telefoni është vërtetuar tashmë nga agjencia Tena, e cila zbulon se çfarë lloj hardueri posedon.
Nokia X është një telefon i segmentit të mesëm dhe është modeli i parë që do të ketë prerje në ekran, transmeton kp.
Ai vjen me një ekran 5.8 inç FHD + (2280 x 1080p) dhe një bateri 3000mAh. Telefoni do të ketë një procesor 8-GHz 8-core, me 3GB, 4GB ose 6GB RAM, 32GB dhe 64GB hapësirë ruajtje, dhe një microSD për memorie të brendshme.
Në anën e pasme ka një sistem 16MP me dy kamera. Nokia X do të përdorë sistemin operativ Android 8.1.0 dhe do të jetë në dispozicion në variantet e zinj, blu dhe argjend.
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?