Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SHBA-së pritet t’i ndalohet transferimi i të dhënave të META-s nga BE-ja

Rregullatori irlandez i privatësisë së të dhënave, është një hap larg vendimit për ndalimin e transferimit të të dhënave BE-SHBA nga Facebooku dhe Instagrami, ka raportuar të enjten Reuters.

Gjykata më e lartë e Evropës vendosi në vitin 2020 se marrëveshja për transferimin e të dhënave nga Bashkimi Evropian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e pavlefshme, për shkak të shqetësimeve të mbikëqyrjes.

Kjo bëri që Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës (DCP) të lëshonte një urdhër të përkohshëm për të bllokuar mekanizmin që përdor Meta për transferimin e të dhënave.

Irlanda nuk ka komentuar për përmbajtjen e projektvendimit.

DPC-ja është rregullatori kryesor në BE për kompaninë Meta dhe shumë të tjera, për shkak të zyrave me bazë në Irlandë.