Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka thënë të dielën se SHBA-ja dhe Kina kanë finalizuar detajet e marrëveshjes për bartjen e versionit të TikTok-ut në SHBA te pronarët e rinj, raporton "The Guardian".
“Ne kemi arritur një marrëveshje finale për TikTok-un”, tha Bessent të dielën në një intervistë për “CBS”.
Ai ka treguar se marrëveshja është arritur në Madrid dhe se dy liderët, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping, do ta zyrtarizojnë gjatë takimit të paraparë të enjten në Kore të Jugut.
Bessent nuk ka treguar detajet e marrëveshjes.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja dhe Kina afër marrëveshjes për TikTokun
-
Trumpi nënshkruan urdhër për shitjen e TikTokut në SHBA – deri më 16 dhjetor afat për ndarjen nga Kina
-
Trumpi e Xi i Kinës planifikojnë takim në Korenë e Jugut, shkak TikToku
-
Marrëveshja SHBA-Kinë për TikTokun përcakton që asetet të kalojnë në duart amerikane
-
SHBA-ja thotë se është arritur një marrëveshje “kornizë” për pronësinë e TikTok, Kina s’e komenton