Tech

SHBA-ja angazhon robotë për të patrulluar në kufi me Meksikën

Fotografitë të japin përshtypjen se bëhet fjalë për një film fantashkencë, por nuk është ashtu. Qen-robotë janë patrulluar në kufirin SHBA-Meksikë. Në një terren të vështirë, këta robotë po punojnë për zhdukjen e kontrabandës, shkruan CNN.

Foto i ka postuar Departamenti i Sigurisë Kombëtare me detaje mbi testimet dhe teknologjinë.

Zyrtarët amerikanë thonë se robotët janë një ndihmë për agjentët kufitarë, duke ulur rrezikun e ekspozimit ndaj rreziqeve të ndryshme gjatë punës së tyre.

Ghost Robotics, kompania nga Philadelphia që ka ndërtuar këta robotë, thotë se është munduar “që të ndihmojë sa më shumë në kuadër të sigurisë kombëtare”.

Atyre që këto pajisje u duken të frikshme, CEO i Ghost Robotics, Jiren Parikh, thotë se nuk kanë fare lidhje me robotët që kanë parë nëpër filma apo seriale.

“Është vetëm një kompjuter me bateri që lëviz me 4 këmbë. Brenda 4 orëve i mbaron bateria. Nuk ka asnjë shans që të pushtojnë botën. Përveç kësaj, bëhet fjalë për një robot që kontrollohet me telekomandë nga njeriu”, shprehet Parikh.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare tha për CNN se projekti është ende në fazë zhvillimi dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të lëshohen në terren qentë-robotë. /a2

{gallery}