Ka arritur sezoni i tetë i Fortnite, ndërsa adhuruesit e lojës së shumënjohur janë të mahnitur me risitë që i kanë gjetur në ishull.
Ndryshimi më i madh në lojë janë dy lokacionet e reja, Lazy Lagoon dhe Sunny Steps, të vendosura në veriperëndim të ishullit. Këto lokacione janë të rrethuara nga një vullkan i cili hedh llavë në vendin ku dikur ishte pylli Wailing.
Pjesa me dëborë e ishullit që u formua në sezonin e shtatë është ende në vendin e vet, gjë që Fortnite dhe azhurnimet e reja i bën edhe më emocionuese.
Sezoni i ri e ka një temë pirate dhe aventureske, që do të thotë jo vetëm ndryshime në hartë, por edhe disponueshmëri të armëve të reja pirate. Ndërkohë, nga loja janë eliminuar elemente të shumta, siç janë aeroplanët, ATK-të, karrocat për blerje dhe frigoriferët.
Në sezonin e ri, për lojtarët janë në dispozicion edhe kostumet dhe muzika e re, shkruan KOHA Ditore.
T’ju rikujtojmë, Fortnite është tani një nga lojërat më të njohura në botë. Gjatë vitit të kaluar, loja i fitoi 2.4 miliardë dollarë, kryesisht falë shitjes së skinëve dhe emoteseve (vallëzimeve). Fortnite i ka më shumë se 125 milionë përdorues në mbarë botën.
-
Fortnite Chapter 2 arrin me hartë të re dhe mënyra të reja të marrjes së niveleve
-
“Fortnite” rikthehet në iPhone, por vetëm në këto shtete
-
Përdoruesit e kompanisë Apple që luajnë Fortnite, u përjashtuan nga përditësimi i ri
-
Epic Games shtyn datën e lëshimit të sezonit të ri të lojës Fortnite
-
Fortnite më 2019-n ka fituar rreth 1.6 miliard euro