Video-loja e famshme Fortnite, gjatë vitit 2019 ka arritur të fitojë 1.8 miliard dollarë (rreth 1.6 miliard euro). Kjo është rritje më e madhe e të ardhurave në histori të kësaj video-loje, shkruan engadget.
Teknikisht, Fortnite është një video-lojë që luhet pa pagesë, por kompania e njohur e video-lojërave “Epic Games”, ofron një pagesë prej 10 dollarë përmes së cilës lojtarët mund të blejnë tesha dhe armë për karakteret e tyre në video-lojë, transmeton Koha.net. Qëllimi i kësaj oferte është që t’i mbajë aktivë 125 milionë lojtarët e Fortnitet.
Në përgjithësi, viti 2019 ishte i mirë për industrinë e video-lojërave. Nielsen, një kompani që merret me të dhënat, thekson se tërë industria e video-lojërave ka rritur të ardhurat në 120 miliardë dollarë, katër për qind më shumë në total se në vitin 2018.
-
Fortnite për iOS ka fituar 500 milionë dollarë në kohë rekorde
-
Krijuesi i videolojës “Fortnite” pajtohet të paguajë 275 milionë dollarë dëmshpërblim
-
Tetëvjeçari u bë kampion në video-lojën e famshme, fitoi mijëra dollarë
-
Nintendo fiton 1 miliard dollarë nga lojërat në smartfon
-
Lojërat digjitale kanë gjeneruar 9.5 miliardë dollarë gjatë nëntorit