Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nintendo fiton 1 miliard dollarë nga lojërat në smartfon

Nintendo ka fituar 1 miliard dollarë nga lojërat e tyre në smartfon.

Kompania japoneze multinacionale e lojërave ka mahnitur të gjithë me të ardhurat që ka arritur të mbledh në të gjithë botën në platformën iOS e Android, raporton reuters.

Nintendo 1 miliardë dollarë i ka mbledhur nga gjashtë lojërat e tyre në smartfonë, të cilat janë “Fire Emblem Heroes', 'Animal Crossing: Pocket Camp', 'Dragalia Lost', 'Mario Kart Tour', 'Super Mario Run' and 'Dr. Mario World”, transmeton Koha.net.

SensorTower ka raportuar se gjashtë lojërat e tyre janë shkarkuar në 452 milionë pajisje në të gjithë botën, me 656 milionë dollarë, apo 61% të të ardhurave janë mbledhur nga loja e tyre taktike “Fire Emblem Heroes”.

Artikuj të ngjashëm