Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka lansuar laptopin e ri për vitin 2018 të quajtur Notebook 7 Spin (2018).
Sipas kompanisë, ky është laptopi për çdo gjë dhe për të gjithë njerëzit sepse, siç thekson kompania, me laptopin e ri mund të punojnë profesionistët, studentët dhe përdoruesit e mesëm të kompjuterëve personal, transmeton Koha.net. Laptopi i ri vjen me specifika shumë të mira, duke përfshirë ekranin 360 shkallë të ndjeshëm në prekje me mbështetje për lapsin Active Pen i cili shitet ndaras.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNotebook 7 Spin (2018) vjen me procesor të gjeneratës së tetë Intel Core i5, 8 GB RAM memorie dhe 256 GB SSD memorie të brendshme. Ka ekran 13.3-inç FHD i cili mund të kthehet deri në 360 shkallë dhe është i ndjeshëm në prekje. Po ashtu, ekrani mund të pozicionohet në opsionin “landscape” për përdorim sikur kompjuterët personal tradicional ose në opsionin “tablet”.
Gjithashtu, laptopi i ri për 2018-ën vjen edhe me kamerën VGA, baterinë prej 43 Wh, tastierën me ndriçim si dhe sensorin për gishtërinj. Po ashtu, vjen ka portin për USB Type-C, portin për USB 3.0 dhe 2.0 si dhe portin për HDMI.
Samsung do ta prezantojë Notebook 7 Spin (2018) në panairin e teknologjisë “CES 2018” javën e ardhshme. Laptopi i ri do të lansohet në disa shtete të caktuara në tremujorin e parë të këtij viti.
Sa i përket çmimit, kompania ende nuk e ka konfirmuar atë.
{gallery}