Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rusia planifikon t’i bllokojë disa VPN

Rusia planifikon të bllokojë disa VPN të cilat konsiderohen si kërcënim, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Kërkesa për shërbimet e VPN-ve u rrit pasi Rusia kufizoi qasjen në disa media sociale perëndimore pasi presidenti Vladimir Putin nisi luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Një ligj i vitit 2017 detyronte ofruesit e VPN-së të bashkëpunonin me autoritetet ruse dhe të kufizonin qasjen në përmbajtjen e ndaluar nga Rusia.

Shumë VPN kanë mbetur ende në përdorim në gjithë Rusinë edhe pse ka pasur një debat publik mes ligjvënësve rreth asaj se edhe sa tutje duhet t’i lejohet qasja.