Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rusia hakoi komunikimin satelitor ukrainas në ditën e fillimit të sulmit

rusia, hakeret, hacker, russia, ukraina, lufta, kosova, 12 prill

Autoritetet ukrainase thonë se kanë penguar një tentim nga Rusia për ta penguar infrastrukturën e energjisë nëpërmjet sulmit kibernetik, raporton BBC.

Thonë se hakerët së pari janë futur brenda sistemeve në shkurt. Më pas tentuam të aktivizonin softuerin që e kishin vendosur në sistem më 8 prill. Kjo ka mundur të çaktivizonte furnizimin me energji.

Lloje të tilla të sulmeve janë bërë në Ukrainë edhe më herët, në vitin 2015. Por autoritetet thonë se ky sulm kësaj radhe u pengua.

Përgjegjës prapa sulmit thuhet se është grupi i hakerëve i njohur si “Sand]orm”, që është i lidhur me inteligjencën ushtarake ruse dhe prapa një seri të operacioneve të cilat Moska i kishte mohuar.

Ukraina ka befasuar shumë duke e mbrojtur veten ndaj një force dukshëm më superiore.

Ndërkohë besohet se Rusia kishte hakuar komunikimin satelitor ukrainas në ditën e pushtimit të Ukrainës. Dyshohet se hakoi ofruesin amerikan të komunikimit satelitor Viasat.

Agjencitë inteligjente perëndimore kanë hetuar incidentin dhe ndonëse nuk janë bërë akuza publike, besojnë se Rusia është prapa saj.

Artikuj të ngjashëm