Lufta kibernetike e Rusisë kundër Ukrainës ka dështuar kryesisht dhe Moska po synon gjithnjë e më shumë aleatët evropianë të Kievit, sipas analistëve amerikanë dhe francezë.
Kompania franceze e mbrojtjes Thales ka thënë në një raport të publikuar të mërkurën se Rusia po sulmon Poloninë, vendet nordike dhe baltike me një arsenal të armëve kibernetike që synojnë të krijojnë ndarje dhe të promovojnë mesazhe kundër luftës.
Microsoft ka thënë në një vlerësim kërcënimi në fillim të këtij muaji se akterët rusë kishin nisur sulme në të paktën 17 vende evropiane në gjashtë javët e para të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev
-
Evropa po planifikon ndaj Rusisë hapa që dikur dukeshin të paimagjinueshëm
-
Valë e ashpër e sulmeve ruse në Ukrainë, zbehen përpjekjet për marrëveshje
-
Rusia kryen sulm masiv kundër Ukrainës