Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rriten fitimet e Facebook

Të ardhurat dhe fitimet e “Facebook” u rritën ndjeshëm në tremujorin më të fundit, ndërsa paratë nga reklamat dhe përdoruesit e rinj dynden në rrjetin e preferuar social. Mbi se 2 miliardë njerëz, më shumë se çereku i botës përdor “Facebook” çdo muaj, diçka që e bën këtë media sociale një magnet për reklama.

Kompania tha se të ardhurat kaluan 9,3 miliard dollarë nga prill në qershor, një rritje prej 45% nga vjet. Ndërsa fitimet u rritën me 3,9 miliard dollarë, ose 71%. “Patëm një tremujor të dytë mjaft të mirë këtë vit”, deklaroi shefi ekzekutiv i “Facebook Mark Zuckerberg”, i cili e themeloi faqen sociale në vitin 2004. “Facebook” ka rritur numrin e reklamave dhe konsumatorëve, ndërsa po përpiqet të nxjerrë fitime edhe nga platforma të tjera sociale si “Instagram” dhe “Whatsapp”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania tha se “Instagram”-i po jep kontributin e tij, por është platforma e anunçimeve brenda “Facebook” që mbetet kali i betejës. Zuckerberg tha se janë ende ditët e para për reklamat në shërbimin e mesazheve të “Facebook”, por me kohën edhe kjo do të ketë sukses. Kompania që punëson 20 600 njerëz, tha se 87% e të ardhurave nga reklamat bëhen nga aplikacioni i saj për telefona celularë.