Gjykata Supreme e Malit të Zi ka revokuar vendimin për ekstradimin në Korenë e Jugut të Do Kwonit, i dyshuar për mashtrim me kriptovaluta dhe e ka kthyer çështjen në Gjykatën e Lartë të Podgoricës për vendim të ri, raporton RTCG.
Revokimi i vendimit për ekstradim ishte kërkesë e Prokurorisë Supreme të Shtetit (VDT), e cila ka kthyer mbrapsht vendimet e Gjykatës së Lartë të Podgoricës dhe Gjykatës së Apelit të Malit të Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 20 mars, Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës së Lartë për ekstradimin e të pandehurit Do Kwon në Korenë e Jugut. Ai është shtetas jugkorean. Kwon, megjithatë, kërkohet edhe nga autoritetet amerikane.
Do Kwon u arrestua në Mal të Zi në mars të vitit të kaluar dhe akuzohet për mashtrim në tregun e kriptove prej më shumë se 40 miliardë dollarësh. Pas disa muajsh qëndrimi në burgun e Spujës, Do Kwon së fundmi u lirua, por u vendos në ambientet e Qendrës së Pritjes së të Huajve.