Quantic Dream e ka publikuar një version demo falas të lojës për PC "Beyond: Two Souls", e cila vjen më pak se tri javë përpara lansimit të lojës komplete (22 korrik). Versioni PC i lojës vjen me mbështetje për rezolucion më të lartë kundrejt versionit për konzola, si dhe me mbështetje për 60 FPS, raporton Overclock3D.
Versioni demo për PC i lojës Beyond: Two Souls është aktualisht në dispozicion në Epic Games Store, ndërkohë që janë publikuar edhe kërkesat sistemore për PC për këtë version, shkruan KOHA Ditore.
Kërkesat minimale
OS: Windows 7 64-bitësh ose më i ri
CPU: Intel i5-4430 @ 3.0GHz apo ekuivalent
Edhe
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
GPU: Geforce GTX 660 ose AMD Radeon HD 7870 me 2GB VRAM
RAM: 4GB
API: DirectX 11
Kërkesat e rekomanduara
OS: Windows 7 64-bit ose më i ri
CPU: Intel i5-6600 @ 3.5GHz ose ekuivalent
GPU: Geforce GTX 970 ose AMD Radeon R9 390 me 4GB VRAM
Edhe
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
RAM: 8GB
API: DirectX 11