Më herët këtë vit mësuam se Detroit: Become Human po vjen në PC, duke e mundësuar lojën futuristike të Quantic Dream për platformën e re, me mbështetje për rezolucion 4K dhe përmirësime të tjera grafike, raporton Overclock3D.
David Cage, themeluesi dhe drejtori i Quantic Dream, gjithashtu e publikoi "screenshotin e parë të Connor për Detroit PC", duke shfaqur detaje të larta në fytyrën e personazhit. Në tweetin e tij, Cage theksoi se lansimi zyrtar i lojës do të vijë së shpejti, shkruan KOHA Ditore. Në këtë moment, Detroit: Become Human për PC e ka terminin për publikim në fund të vitit 2019.
Detroit: Become Human në platformën PC do të jetë ekskluzive për Epic Games Store, ku loja aktualisht mund të para-porositet për një çmim prej 40 dollarësh.
-
Publikohen kërkesat sistemore për PC për “Detroit: Become Human”
-
Quantic Dream lanson demon për PC të “Beyond: Two Souls”
-
Kërkesat sistemore për “Detroit: Become Human” rekomandojnë GPU-në GTX 1080
-
Publiku në pritje të filmit “Dungeons and Dragons”
-
Chris Pine pritet të luajë në filmin e ardhshëm “Dungeons and Dragons”