Studioja Piranha Games i ka publikuar specifikimet minimale për PC për MechWarrior 5: Mercenaries, duke ua mundësuar gamerëve të PC që të vlerësojnë nëse sistemi i tyre është i gatshëm për lojën e ardhshme, raporton Overclock3D.
MechWarrior 5 do të jetë titulli i parë singleplayer në këtë seri që nga viti 2002, ndërsa lojtarin e vendos në vitin 3015 gjatë dekadës së fundit të luftës Third Succession, shkruan KOHA DItore. Loja do ta ketë fushatën komplete dhe mbështetje për co-op. MechWarrior 5 do të krijohet me ndihmën e Unreal Engine 4 të Epic Games, që do të ofrojë mbështetje për raytracing në kohë reale.
Tani për tani, MechWarrior 5: Mercenaries është paralajmëruar vetëm për Windows PC dhe do të publikohet më 10 dhjetor.
Kërkesat minimale të sistemit për PC janë:
CPU: Intel Core i3-7100 ose ekuivalent
GPU: NVIDIA GeForce GTX 770 ose ekuivalent
RAM: 4GB
OS: Windows 7, Windows 8.1 ose Windows 10 (64-bit)
HDD: 80GB hapësirë e lirë
DirectX: Version 11