Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Publikohen kërkesat sistemore për PC të Borderlands 3

Gearbox dhe 2K Games i kanë publikuar kërkesat zyrtare të sistemit PC për Borderlands 3, i cili përveç kompjuterit do të jetë në dispozicion edhe për Xbox One dhe PlayStation 4 duke filluar nga 13 shtatori.

Gearbox ka rikonfirmuar se do të punojë me AMD-në për ta optimizuar lojën për harduerin Ryzen dhe Radeon. Ky partneritet do të mundësojë mbështetje DirectX 12 për lojën, si dhe mbështetje për FidelityFX, shkruan KOHA Ditore. AMD ka konfirmuar se Borderlands 3 do të ketë mbështetje për FreeSync 2, FidelityFX dhe Asynchronous Compute në DirectX 12.

Rekomandohet që për Borderlands 3 të përdoret harduer i segmentit të lartë, dhe kjo i përfshinë procesorët e rekomanduar AMD Ryzen 5 2600 dhe Intel i7-4770 si dhe kartelat grafike Radeon RX 590 ose Nvidia GTX 1060 6GB.

Specifikimet minimale për gaming në 1080p

OS: Windows 7/8/10 (service packu më i ri)

Edhe Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6 Tech 1 muaj më parë Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6

CPU: AMD FX-8350 (Intel i5-3570)

RAM: 6 GB

GPU: AMD Radeon HD 7970 (NVIDIA GeForce GTX 680 2GB)

HDD: 75 GB

Specifikimet e rekomanduara për gaming në 1440p

OS: Windows 7/8/10 (service packu më i ri)

CPU: AMD Ryzen 5 2600 (Intel i7-4770)

RAM: 16 GB

Edhe Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA Tech 1 muaj më parë Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA

GPU: AMD Radeon RX 590 (NVIDIA GeForce GTX 1060 6GB)

HDD: 75 GB