ByteDance, kompania mëmë kineze e aplikacionit TikTok, ka pushuar nga puna qindra punonjës nëpër departamente të shumta në fund të vitit 2022 si pjesë e një mase për uljen e kostove, raportoi të martën South China Morning Post.
Shkurtimet e vendeve të punës janë zbatuar në Douyin, ekuivalenti kinez i TikTokut me rreth 600 milionë përdorues të përditshëm, si dhe operacionet e lojërave dhe pasurive të paluajtshme të kompanisë, raportoi SCMP duke cituar burime.
Shkurtimet e vendeve të punës përfaqësojnë një përqindje të vogël të fuqisë punëtore të ByteDance, shtoi raporti./Reuters
Artikuj të ngjashëm
-
Çfarë nënkupton ndalimi i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë
-
TikToku finalizon marrëveshje që shmang ndalimin amerikan
-
TikToku, “arma” e re e Kinës në përballjen me SHBA-në
-
Marrëveshja SHBA-Kinë për TikTokun përcakton që asetet të kalojnë në duart amerikane
-
Trumpi shtyen përsëri afatin për mbylljen e TikTokut