Mikroarkitektura e Intelit Core “Tiger Lake” mund të shërbejë si një pikë kalimi nga DDR4 në DDR5 për kompaninë. Prototipat e pajisjes, të bazuara në çipin ultra-kompakt "Tiger Lake-Y", janë shfaqur më parë me memorien LPDDR4X.
Megjithatë, pajisjet e reja, me siguri prototip i platformës, në kuadër të rregullores EEC (Eurasian Economic Commission), e përshkruajnë çipin "Tiger Lake-U" të dedikuar për laptopë të hollë dhe të lehtë dhe pajisje të konvertueshme. Këto pajisje kanë memorie LPDDR5, sipas statistikave nga certifikimi.
LPDDR5 do ta trashëgojë LPDDR4X, si standardi i ardhshëm i memories me shpenzim të ulët, duke ofruar transferime të të dhënave deri në 6400 MT/s (kundrejt deri në 4266 MT/s në memorien LPDDR4X), ndërsa njëkohësisht i konsumon 30 për qind më pak energji, shkruan KOHA Ditore. Ky prototip me certifikim EEC me siguri i përdor çipat e memories ende të palansuara LPDDR5 pasi që prodhuesit si Samsungu dhe SK Hynix planifikojnë t’i publikojnë zgjidhjet e tyre të memories DDR5 në fund të vitit.
Kur bëhet fjalë për pasardhësin e procesorit të gjeneratës së 10-të Core "Ice Lake", "Tiger Lake" do të jetë mikroarkitektura e dytë CPU e Intelit e dizajnuar në procesin e prodhimit 10nm të kompanisë.