AMD po përgatit variantin e GPU-së së segmentit më të ulët NAVI, bazuar në arkitekturën e re RDNA për kartelat grafike, e cila do t’i zëvendësojë të gjitha modelet ekzistuese të bazuara në arkitekturën GCN. Tani modeli i ardhshëm Radeon RX 5500 është shfaqur në benchmarkun GFXBench, raporton TechPowerUp.
Benchmarku u lansua në sistemin operativ Windows, me ndihmën e API-së OpenGL. Është kryer vetëm testi i nivelit të lartë "Manhattan", i cili ka rezultuar në një total prej 5430 frejmeve, apo rreth 87,6 frejme për sekondë, shkruan KOHA Ditore. Në krahasim me modelin RX 5700 XT, i cili i realizoi 8905 frejme (143,6 FPS), RX 5500 pozicionohet qartë në segmentin e poshtëm të linjës NAVI GPU.

Edhe pse nuk ka shumë detaje, pritet që kartela grafike AMD Radeon RX 5500 do të garojë në treg me modelet Nvidia GeForce GTX 1660/1660 Ti GPU.
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Audi prezanton superveturën e re
-
Bie Canva, përdoruesit raportojnë probleme me editimin e fotove dhe videove
-
Kompania më e madhe në botë u jep “tru” veturave: Do të dinë të sillen në çfarëdo situate
-
Nga çipat te chatbot-et: Si e përcaktoi Inteligjenca Artificiale vitin 2025