Njerëzit në video-thirrje, në të ardhmen, do të mund të ndiejnë shtrëngim duarsh dhe do të mund të nuhasin erën e kafesë në hapësirën e tyre virtuale, ka parashikuar themeluesi i aplikacionit “Zoom”.
Eric Yuan, duke folur në konferencën e teknologjisë “Web Summit”, ka thënë se beson që inteligjenca artificiale do të sjellë aspektin fizik edhe në takimet virtuale, duke mos dhënë shumë detaje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu ka thënë se shumë punëtorë s’do të kthehen në orarin e plotë në zyrë as pas pandemisë.
Sipas tij, bisedat që bënë bujë në kohë pandemie, ato me video-thirrje, do të mbesin. “Pandemia vetëm ka demonstruar se si punojnë”, ka thënë ai.
“Bota do të bëhet një hapësirë hibride e punës, dhe mendoj se duhet ta pranojmë”, ka shtuar ai.
Yuan e ka përshkruar si fenomenale rritjen aplikacionit sivjet. Kompania pritet që deri në fund të vitit të mbërrijë në tre trilionë minuta bisedë – diçka që s’e ka imagjinuar kurrë.