Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

PCB-ja e AMD Navi sugjeron memorien GDDR6 dhe interfejsin 256-bitësh

Fotografitë e PCB-së së fundit të AMD u shfaqën online dhe ato e paraqesin atë që duket si një dizajn referent Navi, raporton TechSpot.

Fotot i tregojnë tetë sllote DRAM për GPU, duke sugjeruar se për VRAM do të përdoret memoria GDDR6. Kjo është në vetvete interesante sepse AMD e ka një tendencë ta favorizojë memorien HMD dhe HMD2, gjë që ka çuar në çmime më të larta dhe disponueshmëri më të dobët të kartelave grafike në të kaluarën.

Nëse fotografitë janë legjitime, implementimi i video memories GDDR6 mund të nënkuptojë çmime më të ulta dhe disponueshmëri më të gjerë, veçanërisht kur bëhet fjalë për linjën AMD Vega. Tetë pako memorike duken sikur të jenë të njëanshme, gjë që sugjeron për një konfigurim 8GB dhe magjistrale memorike 256-bitëshe, shkruan KOHA Ditore.

Pritet që AMD do të japë më shumë detaje rreth arkitekturës Navi gjatë Computexit në qershor. Ajo që e dimë është se Navi do të bazohet në procesin 7nm, por kompania AMD ka qenë mjaft diskrete deri më tani.