AMD është e gatshme që në mënyrë konkrete ta kërcënojë Nvidian përmes GPU-së Navi të gjeneratës së ardhshme. Sipas thashethemeve të para kartelat grafike do të duhej të lansohen në korrik, ndërkohë që më pas u shfaqën informacione në lidhje me lansimin e tetorit, e që tani është shtyrë përsëri, përcjell TweakTown.
Informacioni më i ri për linjën Navi thekson se ajo do të publikohet më 7 korrik, kur AMD do t’i sjellë procesorët e vet grafik 7nm. Nëse AMD e lanson GPU-në Navi 7nm nga segmenti i mesëm, ky paralajmërim komplet mund të jetë në shenjën e numrit shtatë (7nm, 7 korrik). GPU-të Navi nga segmenti i mesëm do të konkurrojnë me kartelat grafike GeForce GTX 1160 Ti të Nvidias të cilat së shpejti do të publikohen dhe me siguri edhe me disa kartela të tjera grafike GTX 16-seri që do të vijnë në muajt e ardhshëm, shkruan KOHA Ditore.
Si duket AMD do ta publikojë linjën e kartelave grafike Navi gjatë ngjarjes Computex 2019, së bashku me gjeneratën e dytë të arkitekturës Zen 2 dhe serinë e procesorëve Ryzen 3000. Kjo do të jetë një ngjarje e madhe për AMD, gjatë së cilës priten shumë produkte për konsumatorët standardë dhe popullatën e gamerëve.