Themeluesi i Telegramit, Pavel Durov, beson se aplikacioni për mesazhe të koduara Signal nuk është i sigurt, pasi “protokollet e tij janë të njohura për autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Sipas tij, qeveria amerikane shpenzoi tre milionë dollarë për të ndërtuar enkriptim në aplikacionin Signal dhe i njëjti enkriptim përdoret pothuajse në të gjitha aplikacionet e njohura si WhatsApp, Facebook Messenger, Google Messages apo Skype.
“Duket se kompanitë e mëdha të teknologjisë në SHBA nuk lejohen të krijojnë protokollet e tyre të kriptimit, pavarësisht nga ndërhyrjet e qeverisë”, shkroi Durov në kanalin e tij në Telegram.
Durov ka thënë se shumë njerëz të rëndësishëm me të cilët ka biseduar kanë theksuar se mesazhet e tyre “private” përmes aplikacionit Signal janë përdorur kundër tyre në gjykatat amerikane apo në media, raporton DailyExpress.
-
Rusia akuzon themeluesin e Telegramit për mbështetje të terrorizmit, lëshon urdhërarrest
-
Telegrami po u jep përparësi përmbajtjeve ekstremiste
-
Pavel Durov quan të gabuar arrestimin e tij në Francë
-
Shefit të Telegramit i ndalohet largimi nga Franca si pjesë e një hetimi penal
-
Telegrami refuzoi të bashkohej me skemat e mbrojtjes së fëmijëve, raporton BBC-ja