Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefit të Telegramit i ndalohet largimi nga Franca si pjesë e një hetimi penal

Pavel Durov

Foto: Associated Press

Shefi i Telegramit dhe themeluesi Pavel Durov, i është ndaluar largimi nga Franca. Ai është duke u hetuar formalisht si pjesë e një hetimi për krimin e organizuar në aplikacionin, njofton prokuroria franceze raporton “BBC”. 

Durov 39-vjeçar nuk është në paraburgim, por është nën mbikëqyrje dhe duhet të bëjë një pagesë prej 5 milionë euro. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Durov, i lindur në Rusi por që ka edhe shtetësi franceze, duhet të paraqitet në stacion policor në Francë dy herë në javë dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez. 

Ai u arrestua me të arritur në aeroportin “Le Bourget” në veri të Parisit të shtunën e kaluar, sipas një urdhër arresti për shkeljet të lidhura me aplikacionin e tij.