OWC e ka një zgjidhje për ata që e duan një nga disqet më të shpejta eksterne që mund të gjenden në treg, pa sakrifikuar shumë kur bëhet fjalë për mobilitetin dhe çmimin. Kompania pohon se modeli i saj i ri Envoy Pro EX është SSD-ja më e shpejtë USB-C në botë, raporton Engadget.
Ky SSD me hapësirën për ruajtje NVMe mundëson shpejtësi të bartjes së të dhënave deri në 980 MB/s (sa për krahasim SanDisk Extreme 900 Portable SSD arrin shpejtësi prej 850 MB/s në kushte ideale). Disku i OWC mund ta mbështesë procesimin e videos 4K në një moment dhe të vendoset në xhep dhe të bartet në një pozicion tjetër në momentin tjetër.
SSD-ja gjithashtu ka karakteristika të tjera interesante, siç është certifikata IP67 për rezistencë ndaj lëngjeve dhe pluhurit, lidhje direkte për kamerat dhe punën e qetë/heshtur. Çmimi fillestar i SSD-së Envoy Pro EX është 89 dollarë, modeli prej 250GB kushton 129 dollarë, ndërsa varianti 2TB e ka një çmim prej 430 dollarësh, shkruan KOHA Ditore.
OWC Envoy Pro EX megjithatë nuk është disku më i shpejtë në botë. Ekzistojnë shumë modele Thunderbolt 3 që janë më të shpejtë, por nuk janë të hollë dhe të përshtatshëm si modeli OWC dhe në shumicën e rasteve janë shumë më të shtrenjtë.