Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Micron e sjell në treg XPoint, përmes SSD-së “më të shpejtë” në botë

Dihet se memoria e Intelit Optane është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Micron, e cila fillimisht e quajti zgjidhjen e vet unike memorike 3D XPoint, duke ofruar performanca që e lidhin hendekun midis memorieve DRM dhe NAND, raporton Overclock3D.

Deri më tani, Micron ia ka shitur 3D XPoint kompanisë Intel për t'i krijuar pajisjet Optane, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, Micron tani e ka në përgatitje pajisjen e vet XPoint, dhe bëhet fjalë për SSD-në për të cilën kompania pretendon se është "më e shpejta në botë".

Image

Micron X100 SSD e ka potencialin të ofrojë deri në 2.5 milionë operacione hyrje/dalje për sekondë (IOPS), ndërsa Micron pretendon se SSD-ja është më shumë se tre herë më e shpejt se modelet e sotme konkurruese të SSD-ve. Kur bëhet fjalë për trafikun e memories, SSD i ofron 9 GB/s për lexim, regjistrim dhe performancë të kombinuar, falë linkut PCIe 3.0 16x.

Falë karakteristikave të latencës XPoint, Micron pretendon se SSD-ja X100 mund të ofrojë latenca 11 herë më të shpejta, sesa SSD-të NAND.

Micron planifikon të ofrojë mostra të SSD-së së vet X100 për klientët e selektuar gjatë këtij tremujori, ndërsa oferta dhe disponueshmëria më e gjerë e pajisjes pritet në vitin 2020. SSD-ja është fokusuar në tregun afarist, ndërsa Micron nuk i ka publikuar kapacitetet e ruajtjes me të cilat do të ofrohet seria MX100.

Artikuj të ngjashëm