Një ish-monitoruese e TikTokut po paditë kompaninë, pasi pretendon se ka dështuar të mbrojë shëndetin e saj mendor pas ekspozimit “konstant” të përmbajtjeve traumatike.
Candie Frazier ka thënë se ajo shikoi video që shfaqnin dhunë ekstreme për 12 orë në ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se vuan nga trauma e thellë psikologjike, duke përfshirë ankthin, depresionin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik.
TikToku thotë se përpiqet të promovojë “një ambient pune të kujdesshëm”.
Për të mbrojtur përdoruesit, platforma për shpërndarjen e videove përdorë mijëra monitorues të përmbajtjeve për të hequr videot dhe llogaritë të cilat thyejnë rregullat, raporton BBC.
Frazier pretendon se në rolin e saj si monitoruese ajo ka shikuar përmbajtje që përfshijnë video të sulmeve seksuale, kanibalizëm, gjenocid, gjuajtje masive me armë, abuzim seksual të fëmijëve dhe gjymtim të kafshëve.
Ajo ka thënë se i është kërkuar që të monitorojë qindra video në ditë.