Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nga 1 janari, Whatsappi nuk do të funksionojë në të gjithë telefonat

whatsapp

Me nisjen e vitit 2023, Whatsap ka njoftuar se aplikacioni i komunikimi me mesazhe dhe video nuk do të jetë më funksional për 47 aparate telefonash, përfshirë edhe disa modele të Iphone.

WhatsApp bën përditësime shpesh dhe herë pas here telefonat e vjetër nuk mund të vazhdojnë më ta mbështesin aplikacionin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

këtë herë, vetëm dy modele iPhone do të humbasin aksesin në aplikacionin e mesazheve së bashku me një mori telefonash të vjetër inteligjentë Android.

Shumica e telefonave që do të përjashtohen janë lansuar në treg më shumë se dhjetë vjet më parë, midis 2012 dhe 2013. Me ardhjen e vitit të ri, WhatsAppi do të kërkojë sisteme më të avancuar të android dhe IOS.

“Për të vazhduar me avancimet më të fundit të teknologjisë, ne rregullisht ndalojmë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra për të fokusuar burimet tona në risitë e fundit. Nëse ndalojmë së mbështeturi sistemin tuaj operativ, do të njoftoheni dhe do t’ju kujtohet disa herë që të përmirësoni pajisjen tuaj për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, njoftoi kompania.