Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka vendosur të reduktojë për 10 për qind numrin e punëtorëve në kompaninë e veturave elektrike, raportoi të premten Reuters.
Ky vendim është parë dy ditë pasi Musk u tha punonjësve të ktheheshin në vendin e punës ose të largoheshin nga kompania.
Tesla ka punësuar rreth 100,00 njerëz në fund të vitit 2021, sipas paraqitjes së saj vjetore në Komisionin e Letrave e Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së.
Tesla nga ngritur çmimet e automjeteve të saj këtë vit për shkak të presionit të konsiderueshëm inflacionist për lëndët e para, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Të martën, Musk u është drejtuar stafit të kompanisë me një email ku u kërkohej të ktheheshin në vendin e punës ose të largoheshin nga kompania, kërkesë që tashmë është përballur me kundërshtime në Gjermani, ku kompania ka një fabrikë të re.
“Të gjithëve në Tesla u kërkohet të kalojnë të paktën 40 orë në zyrë në javë. Nëse nuk paraqiteni, ne do të supozojmë se keni dhënë dorëheqjen”, shkroi Musk në këtë email.