Shefi i Teslas, Elon Musk, njoftoi se 10 për qind e stafit do ta humbë vendin e punës në kompani për shkak të recesionit të paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç shkruan Reutersi të martën, ulja e prodhimit dhe e shitjes së veturave Tesla do të ndikojë në shkurtimin e numrit të stafit nga korriku e tutje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMusk deklaroi në Forumin Ekonomik të Katarit të organizuar nga “Bloomberg”, se shkurtimet do të ndodhin te punonjësit me pagë fikse. Sipas tij, kriza ekonomike në SHBA është shqetësuese.
“Nuk është e sigurt, por duket shumë e mundshme”, shtoi ai.
Shkurtimin e numrit të punonjësve, Musk e kishte paralajmëruar në fillim të qershorit.